Manchester United, gjen mesfushor tek Leicester City

Manchester United, gjen mesfushor tek Leicester City

  Tek Manchester United vijojnë të bëhen me kujdes llogaritë për tu përforcuar në çdo aspekt. 

Sigurisht ‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë avantazhin e të qënit një klub potent dhe këtë herë traineri Michael Carrick e ka gjetur objektivin e rradhës. 

Bëhet fjalë për Jeremy Monga, pjesë e Leicester City-t. Me vetëm 16 vite mbi supe ekstremi ka befasuar në një ligë kompetitive si Championship, i cili është shumë i shpejtë, i rrezikshëm dhe gjithashtu i denjë për futbollin që luhet në Angli. 

Dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’ janë hapur për lojtarin nga Conventry, ç’ka do të thotë se nëse do të ketë fatin për ta veshur bluzën e 20 herë kampionëve të Premier Leagues karriera e tij mund të ndryshojë në çdo aspekt. 

Drejtuesit e ‘’ The Foxes ‘’ e konsiderojnë një vlerë të shtuar Jeremie Mongan dhe për këtë arsye pretendojnë të arkëtojnë rreth 15 milionë stërlina. 

Edhe pse konsiderohet një shifër paksa e ekzagjeruar i mbetet në dorë Avram dhe Joel Glazerit për të vendosur.

 Problemet e shpeshta të Manchester United në fazën ofensive e kanë bërë më të përgjegjshëm bordin drejtues dhe sidomos Michael Carrick për të avancuar me kujdes gjatë kësaj merkatoje verore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy