
Tentativat e pandalura të Barcelonës në lidhje me rinovimin e Alejandro Baldes akoma nuk kanë marrë përgjigje dhe shqetësimi konsiderohet mëse normal në kampin katalanas.
19 vjeçari pretendohet nga Chelsea dhe Manchester United , ekipe që do të zhvillojnë një supersfidë për spanjollin.
Si tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ashtu edhe tek ‘’ Red Devilsat ‘’ , trainerët respektivë e kanë humbur besimin tek Ben Chillwell dhe Marc Cucurella dhe gjithashtu tek Luke Shaw dhe Tyrell Malacia duke e konsideruar një prioritet transferimin e anësorit të lindur në Barcelonë.
Alejandro Balde është një ndër lojtarët më të spikatur të dalë nga e famshmja ‘ La Masia ‘ dhe në pak kohë ka arritur të shëndërrohet në një titullar të padiskutueshëm në ekipin e parë por potenciali i jashtëzakonshëm i klubeve të sipërpërmendur konsiderohet një avantazh për të firmosur me anësorin .
Jo vetëm tek Barcelona por edhe tek kombëtarja e ‘’ La Furia Rojas ‘’, talenti nga Katalunja është shumë i rëndësishëm dhe u aktivizua nga Luis Enrique në Botërorin e Katarit , eveniment të cilit ish kampionët e botës dhe Europës i thanë lamtumirë në fazën me eleminim direkt.



