Liridon Latifi, nuk rinovoi me Vllazninë dhe tashmë është një lojtar i lirë. Sulmuesi po punon për të gjetur skuadrën re, por nuk harron të falënderojë edhe klubi shkodran. “Me dorën në zemër, faleminderit Vllaznia dhe faleminderit e gjithë Shkodra për dy vitet në këtë qytet të zjarrtë për futbollin. Uroj që Vllaznia të jetë gjithmonë pretendente ashtu si i ka hije. Falënderoj presidentin Xhaferi dhe gjithë tifozërinë shkodrane”, shkruan Latifi. 29-vjeçari në dy sezone me Vllazninë, u aktivizua në 50 ndeshje, ku arriti të shënojë edhe 14 gola në Superiore.



