PSG: Nuk do bëhemi pjesë e “spektaklit” Neymar (VIDEO)

PSG: Nuk do bëhemi pjesë e “spektaklit” Neymar (VIDEO)

Lajmi më i bujshëm i orëve të fundit ka qenë kërkesa e Nejmarit për tu larguar nga Barcelona dhe gatishmëria e Paris Saint-Germainit për të paguar klauzolën e largimit të brazilianit, që kap shifrën 222 milionë euro.

Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, në ditët në vazhdim flitej se do të organizohej një takim mes presidentit Al Khelaifi dhe babait të Neymar për të përcaktuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Arsyeja kryesore pse Neymar po kërkonte largimin nga blaugranat lidhej me faktin se me Lionel Messin në skuadër ai nuk do të bëhej kurrë futbollisti me më shumë influencë të Barcelona.

Por klubi francez, i është përgjigjur interesimit të prestigjiozes Lequipe për këtë çështje.

“Nuk do të bëhemi për herë të dytë pjesë e spektaklit Neymar. Ka një klauzolë shumë të lartë, duhet të jemi realistë.”

Te Paris Saint-Germainit janë të zhgënjyer nga qëndrimi i përfaqësuesve të brazilianit, të cilët një vit më parë shfrytëzuan kontaktet me francezët për të rinovuar kontratën me Barcelona me shifra më të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy