
Tifozi anglez, Scott McCluskey është dënuar me 3.5 muaj burg, për mesazhe raciste ndaj 3 lojtarëve të Anglisë.
43-vjeçari akuzohet për racizëm ndaj Marcus Rashford, Bukayo Saka dhe Jadon Sancho, menjëherë pas finales së humbur ndaj Italisë.
Tifozi në fjalë shpërtheu ndaj 3 lojtarëve me komente fyese dhe raciste, ndaj 3 futbollistëve, të cilët humbën penalltitë ndaj Italisë.
Policia nisi hetimet dhe tashmë është arrestuar Scott McCluskey, i cili është dënuar me 3.5 muaj burg.



