Asambleja Zgjedhore e FSHF, zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv

Asambleja Zgjedhore e FSHF, zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv

Ditën e sotme u mbajt Asambleja Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku u rizgjodh për të gjashtën herë radhazi, Armand Duka si president.

Përveç zgjedhjeve për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtarët e futbollit kanë zgjedhur ditën e sotme edhe 10 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

43 anëtarët e futbollit që morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së votuan për anëtarët e KE-së, ku pas numërimit të votave, rezultoi se gjashtë nga dhjetë emrat e përzgjedhur janë të rinj në bordin e Komitetit Ekzkutiv. Në garë ishin 12 kandidatë për KE-së dhe secili anëtar kishte të drejtë të zgjidhte deri në 10 kandidatë në fletën e votimit.

Kësisoj, anëtarët votuan me 39 vota Lutfi Nuriu, 39 vota Arben Dervishaj, 38 vota Abdyl Kuriun, 37 vota Ervin Cenollari, 36 vota Pano Xhixho, 35 vota Anila Bashën, 35 vota Bardhyl Jera, 34 vota Gjergji Petro, 34 vota Ylli Çekiçi, 30 vota Envi Hicka . Sakaq, Ermal Tahiri dhe Vasil Bicaj nuk morën numrin e duhur të votave për t’u përzgjedhur si anëtarë të KE-së së FSHF-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy