Barcelona shet Todibon

Barcelona shet Todibon

Revolucioni i menduar  nga drejtuesit e Barcelonës është duke i dhënë rezultatet shumë shpejt . Përpos  lojtarëve që synohen , ‘’ Blaugranët ‘’  kanë ditur ta menaxhojnë shumë mirë edhe çështjen e largimeve .   

Kuq e blutë kanë arritur një sukses në këto kohë të vështira pandemie sepse mundën ti gjejnë vendin mbrojtësit Jean Calir Todibo . Francezi  është rikthyer në Ligue 1 tek Nica për afërsisht 16 milionë euro , hap që konsiderohet mëse pozitiv për Barcelonën .  

Huazimi 6 mujor ia ka qartësuar  mendimet ‘’ Los Cules ‘’ se duhet ti hapin rrugën e largimit nga ‘’ Camp Nou ‘’ për ti dhënë shansin e rikuperimit të versionit më të mirë që e kishte humbur tek  Barcelona .

Dihet botërisht që konkurrenca tek katalanasit është shumë e ashpër dhe tashmë shpresohet se me kalimin tek Nica do të shijojë shumë momente të bukura në fushë pas dëmtimeve të njëpasnjëshme që nuk e lanë të ngrejë kokën në të kaluarën .  

Tashmë kjo periudhë e hidhur në  karrierë parashikohet se do të marrë  fund sepse Nica  është një skuadër me shumë kualitet  dhe këtë fakt e ka provuar edhe në të kaluarën me pjesëmarrjen  në Europa League .  

Nga ana tjetër Barcelona  shpreson ta fillojë sezonin vijues me këmbën e mbarë  me idenë e ngulitur thellë në kokë e cila ka të bëjë me arritjen tek suksesi .   

Jean Clair Todibo e ka mbyllur sezonin me  19 ndeshje dhe 1 gol  por s’kanë mjaftuar aspak për t’ia mbushur mendjen Ronald Komanit për ta patur pjesë të organikës edhe në të ardhmen .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy