
Një ndër objektivat e Interit për merkatot vijuese është natyrisht përforcimi i prapavijës.
Zikaltërit nuk kanë bindur aq sa duhet në këtë aspekt dhe traineri Simone Inzaghi ka filluar ti bëjë llogaritë.
Piero Hincapie, aktualisht në rradhët e Bayer Leverkusenit po tregon se mund t’i bashkohet një ekipi me emër në vijimësi.
22 vjeçari konsiderohet një lojtar shumë i fortë fizikisht, i mirëvendosur dhe efikas në dyluftimet në ajër.
Këto cilësi e kanë impresionuar ish trainerin e Lazios, i cili po bën një punë të shkëlqyer me ekipin nga Milano.

Gjithsesi Piero Hincapies i përfundon kontrata me ‘’ Aspirinat ‘’ në 2027-tën dhe drejtuesit e tyre kanë paracaktuar rreth 50 milionë euro për largimin e tij nga ‘’ BayArena ‘’.
Megjithatë, duke iu referuar gjendjes jo të mirë të kampionëve në fuqi të Serisë A në aspektin ekonomik, një alternativë do të ishte pritja deri në verën e 2026-tës, në mënyrë që vlera e kartonit të Piero Hincapies të shënojë ulje, për të tentuar transferimin e menjëhershëm në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
Ndërkohë, amerikano-jugori është i përqëndruar maksimalisht tek performancat e mëtejshme me fituesit e Bundesligës në sezonin e kaluar, për të parën herë në historinë e tyre.
Janë bërë katër sezone tek Bayer Leverkuseni për ishi-n e Indipendiente del Valle, shumë i rëndësishëm në 11-shen e formuar nga Xabi Alonso dhe në aktualin numëron 1 gol në 21 sfida.



