Bayerni nuk dorëhiqet nga Rudiger

Bayerni nuk dorëhiqet nga Rudiger

 Në momentin më të mirë të karrierës dhe me një të ardhme brilante përpara,  Chelsea do ta ketë shumë të vështirë për të siguruar qëndrimin e Antonio Rudiger në ‘’ Stamford Bridge ‘’  nëse drejtuesit nuk do t’ia plotësojnë kërkesat gjermanit.

 Largimi i Niklas Sule nga ‘’ Allianz Arena ‘’  i ka prodhuar dhimbje të forta koke  Bayern Munchen ,ekip që nuk pranon të dorëzohet për 28 vjeçarin , i cili e përfundon kontratën në 30 qershorin e ardhshëm dhe ky fakt e afron edhe më shumë me rekordmenët e Bundesligës.

Çështja në fjalë konsiderohet një prioritet për Julian Nagelsmann sepse  e vlerëson shumë kontributin e ishi-t të Romës me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe synon të dëmtojë kundërshtarët e mundshëm në Champions Leaguen duke firmosur me një nxënës shembullor  të Thomas Tuchelit.

 Kjo histori nuk ka avancuar shumë për Real Madridin sepse ‘’ Galaktikët ‘’ u tërhoqën menjëherë për arsye se  Antonio Rudiger pretendon 12 milionë euro në sezon dhe xhepat e Florentino Perezit nuk mund ta përballojnë këtë shifër .

Fare pak vite i janë nevojitur qëndërmbrojtësit nga Berlini i cili me shumë sakrifica ka arritur të avancojë duke u përfshirë ndër më të preferuarit  dhe  lufta mbetet e hapur sepse nga një krah Chelsea lufton për qëndrimin dhe në tjetrin në Mynih po mundohen të përfitojnë nga çdo kundrakohë e britanikëve për të firmosur me yllin e prapavijës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy