
Niveli impresionues i Andreas Christensen në sezonin e lënë pas menjëherë është pasuar me interesin e Newcastles.
Klubi më i pasur në botë dëshiron transferimin e danezit në ‘’ St James Park ‘’ edhe pse traineri Hansi Flick e shikon pjesë të Barcelonës edhe në të ardhmen.
Efikasiteti i treguar në prapavijë dhe në mesfushë e lartëson figurën e mbrojtësit nordik, edhe pse drejtuesit respektive nuk e shmangin një shkëmbim të mundshëm me sulmuesin Alexander Isak.
Flitet prej kohësh se Robert Lewandowski mund të largohet nga ‘’ Camp Nou ‘’ shumë shpejt dhe gjetja e një zëvëndësuesi ideal mbetet prioritet për ‘’ Los Cules ‘’.

Sigurisht oferta e cila pritet e konsiderueshme për 28 vjeçarin mund të rezultojë bindëse për kuq e blutë, të cilët mund të shfrytëzojnë shifrën për të përforcuar disa pozicione gjatë merkatos së verës.
Gjatë dy sezoneve në rradhët e ‘’ Blaugranëve ‘’ ishi i Borussia Monchengladbah ka rikonfirmuar se mbetet një vlerë e shtuar në mbrojtje dhe pa dyshim interesi për të marrë shërbimet e tij ka ardhur në rritje.



