
Një ndër prioritetet për Barcelonën është ruajtja e talentëve që do të jenë liderët e të ardhmes. Akademia ‘’ La Masia ‘’ është një ndër më të njohurat në futboll dhe patjetër që garanton shumë suksese .
Këtë fakt e kanë konfirmuar shumë lojtarë që i kanë bindur drejtuesit e katalanasve për ti siguruar qëndrimin në ‘’ Camp Nou ‘’ . Rasti i Ansu Fatit është një ndër ta .
18 vjeçari i lindur në Guinea do të jetë pjesë e ‘’ Los Cules ‘’ edhe për shumë vite të tjera sepse drejtori sportiv Mateu Alemany po vepron në mënyrën e duhur në lidhje me këtë çështje .
Negociatat e deritanishme lënë vend për të shpresuar por ajo që duhet të merret në konsideratë dhe që është konfirmuar nga ‘ Sport ‘ është se Manchester City po pret që Barcelona të gabojë për të firmosur me perlën nga Guinea .
Shumë palë do të dilnin të fituar në këtë operacion dhe një nder ta është agjenti Jorge Mendes por portugezi është i vetëdijshëm për situatën ekonomike të Barcelonës e cila nuk lë vend për përmirësimin e kontratës së Ansu Fati-t.
Prezenca e tij është aq e rëndësishme sa që në Katalunjë është guxuar ta konsiderojnë si trashëgimtarin e Lionel Messit që do të mbetet një legjendë në historinë e spanjollëve .
Eshtë për të ardhur keq që një skuadër me një histori të madhe suksesi ka rënë në këto nivele por shpresohet se e ardhmja do të jetë ndryshe për Barcelonën. Besimin e dhënë nga traineri Ronald Koeman talenti afrikan e ka shpërblyer me 4 ndeshje shumë pozitive dhe 2 gola duke u cilësuar si një lider absolut në ofensivën e ‘’ Blaugranëve ‘’.



