
Pas fitimit të Bundesligës dhe rikonfirmimit të protagonizmit , drejtuesit e Bayern Munchen po japin maksimumin në lidhje me merkaton e verës. Bavarezët janë afër marrëveshjes me mbrojtësin Kim Min- Jae, i cili ka impresionuar me Napolin, skuadër e cila pas 33 vitesh fitoi përsëri Serinë A. 26 vjeçari nga Korea e Jugut konsiderohet një ndër më të mirët e ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe pritet që së shpejti Bayern Munchen ta finalizojë këtë histori me kalimin e Kim Min- Jaes në ‘’ Allianz Arena ‘’. Pavarësisht suksesit , rekordmenët e Bundesligës kanë hasur vështirësi në sezonin e shkuar sidomos në repartin defensiv duke qenë se Dayot Upamencano dhe Matthijs de Ligt nuk e kanë bindur Thomas Tuchelin dhe për ishi-n e Fenerbahches sigurisht konsiderohet një mundësi shumë e mirë për të provuar veten , tek një ekip i cili bashkjeton me suksesin në çdo sezon. Në lidhje me këtë akord, Bayern Munchen i mbetet vetëm paga e klauzolës së prishjes së kontratës së qendërmbrojtësit me Napolin ose drejtuesit të negociojnë një reduktim të vlerës së këtij operacioni e cila deri më tani nuk është bërë me dije.



