
Duke qenë se qëndrimi i Michael Carrick përtej këtij sezoni nuk është i garantuar, tek Manchester United vijojnë tratativat për të firmosur me një tjetër trainer.
Disa emra kanë qarkulluar në zyrat e ‘’ Old Traffordit ‘’ të cilëve në orët e fundit i është bashkuar edhe ai i Julian Nagelsmann.
Ish mesfushori edhe pse ndoshta ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do të jenë pjesëmarrës në Champions League mund të largohet nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ në përfundimin e sezonit.
Ndërsa ishi i Leipzigut ka filluar të analizohet me detaje duke qenë se e ka reflektuar potencialin edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’.
38 vjeçari spikat për formimin e një grupi kompetitiv me fokusin më së shumti në aspektin tekniko-taktik.
Pas disa sezoneve me shumë ulje-ngritje 20 kampionët e Premier Leagues do të pretendojnë të rikthehen edhe më të forte me objektivin kryesor të fitimit të titujve.
Julian Nagelsmann është një trainer i cili garanton shumë për vijimësinë dhe mbetet për tu parë se si do ti përgjigjet këtij interesi.



