Miloti: Matematika na i lejon, do japim maksimumin për titullin

Miloti: Matematika na i lejon, do japim maksimumin për titullin

Vllaznia do të përballet me B ylisin këtë të shtunë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Abissnet Superiore.

Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur edhe trajneri i ri, Auron Miloti, i cili do tyyë bëjë edhe debutimin.

Miloti vlerësoi kundërshtarin, ndërsa tha se do të jetë një ndeshje e fortë, por shpreson në një rezultat pozitiv.

Është një emocion i veçantë që po kontribuoj edhe unë si trajner me ekipin e zemrës, ku u rrita si sportist dhe karriera ime tani filloi si trajner përsëri te Vllaznia. Është një ndeshje e fortë, si çdo ndeshje kampionati. Ne jemi të fokusuar që në ditën e parë dhe shpresoj që nesër t’ia arrijmë me një rezultat pozitiv.

Edhe unë kur luaja futboll isha i pakënaqur kur nuk aktivizohesha. Por shpresoj që të gjithë lojtarët të japin maksimumin e tyre në lojë. Motoja ime është që nëse jep në stërvitje maksimumin edhe në fushë do të japësh maksimumin.

Nesër do të kem në dispozicion 21 lojtarë dhe ata do të jenë të gatshëm për të luajtur. Përfshihen edhe Latifi, edhe Vulaj.

Derisa matematika ne na lejon, ne do japim maksimumin tonë që të arrijmë objektivin që kemi.

Titulli është larg, por matematika ne na lejon. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi dhe Bylisi do tentojë që të marrë pikë në Shkodër. Që në ditën e parë i kam kërkuar lojtarëve që të fokusohemi te ndeshja e ditës së nesërme. Mentaliteti që do të japim në fushë, emocioni që do të japim në fushë dhe shpresoj që t’ia arrijmë.

Edhe presidenti na dha mundësinë të njohim ekipin. Ky ishte një plus për ne. Ne e njohim, jemi në brendësi të ekipit. Shpresoj tani që t’ia dalim me sukses.

Miltoi foli edhe për shortin e Kupës, që e vendosi Vllazninë përballë Egnatias në gjysmëfinale, duke thënë se është i kënaqur me kundërshtarin.

Emra ose ndryshime nuk mund te jap, por nesër do e shikoni edhe ndryshimin. Të them të drejtën edhe Tirana, edhe Egnatia, edhe Teuta janë skuadra të forta. Por Egnatia ka qenë deri tani një “mace e zezë”. Por më mirë ekipet e forta në gjysmëfinale se në finale. Ne jemi të kënaqur që na ra me Egnatian.

E kam thënë edhe disa herë. Tifozi është oksigjeni ynë. Pa tifozë, sidomos ne në Shkodër, nuk marrim frymë. Mund të jap edhe një mesazh që të na mbështesin deri në ndeshjen e fundit. Ne do japim gjithçka, emocionin tonë, maksimumin tonë dhe shpresoj që dhe tifozi të dalë i kënaqur nga stadiumi.

Për mua është një vlerësim që presidenti na dha të drejtonim Vllazninë. Është një detyrë për mua si shkodran. Është një përgjegjësi e vështirë, por këto përgjegjësi të vështira unë i kam dal gjithmonë ballë. Me tifozët në krahë, shpresojmë që t’ia dalim me sukses deri në fund të kampionatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy