Redaktori i një reviste gjermane që publikoi një 'intervistë' të gjeneruar nga inteligjenca artificiale me Michael Schumacher është shkarkuar. Botuesi i revistës i ka kërkuar falje familjes së legjendës së Formula 1.
Schumacher, shtatë herë kampion bote, pësoi lëndime të rënda në kokë në një aksident me ski në dhjetor 2013 dhe që atëherë nuk është parë në publik. Die Aktuelle botoi një ballinë me një titull "Michael Schumacher, intervista e parë".
Artikulli është prodhuar duke përdorur një program AI të quajtur charatcter.ai, i cili gjeneroi artificialisht 'citate' të Schumacher për shëndetin dhe familjen e tij.
“Unë me ndihmën e ekipit tim mund të qëndroj vetëm dhe madje të eci ngadalë disa hapa. Gruaja dhe fëmijët e mi ishin një bekim për mua dhe pa ta nuk do t'ia kisha dalë. Natyrisht edhe ata janë shumë të trishtuar, se si ka ndodhur gjithçka. Ata më mbështesin dhe po qëndrojnë fort në anën time”, lexojnë ‘citimet’ e Schumacher.

Familja e Schumacher tha të premten se ata planifikojnë të ndërmarrin veprime ligjore kundër revistës dhe gjatë fundjavës botuesi i saj kërkoi falje.
"Ky artikull pa shije dhe mashtrues nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk përmbush standardet e gazetarisë që ne - dhe lexuesit tanë - presim," tha Bianca Pohlmann, drejtoreshë menaxhuese e grupit mediatik Funke.
Kryeredaktori i Die Aktuelle, Anne Hoffmann, e cila mban përgjegjësinë gazetareske për gazetën që nga viti 2009, do të lirohet nga detyra që nga sot.
Pas aksidentit të tij në ski, Schumacher u vu në një koma të induktuar dhe u soll në shtëpi në shtator 2014. Schumacher, 54 vjeç, fitoi dy nga titujt e tij botërorë të pilotëve F1 me Benetton në 1994 dhe 1995, ndërsa ai pretendoi pesë radhazi për Ferrari nga 2000 deri në 2004.
Shtatë titujt e tij në F1 janë një rekord i ndarë së bashku me Lewis Hamilton, ndërsa Schumacher arriti 91 fitore në gara gjatë karrierës së tij, një rekord që Hamilton e kaloi në 2020.
Gjermani fillimisht u tërhoq nga garat në vitin 2006, por u kthye në vitin 2010 përpara se të tërhiqej sërish dy vjet më vonë. Djali i Schumacher, Mick ka vozitur për Haas në F1 dhe aktualisht është një pilot rezervë për Mercedes.



