
Erzeni ka qenë një nga klubet më aktive në këtë merkato dimërore, për afrimet dhe largimet e shumta.
Megjithatë, te shijakasit ka edhe zhgënjime, sa i përket afrimeve. Klubi i Erzenit, ka njoftuar largimin e dy futbollistëve të afruar në janar.
Bëhet fjalë për sulmuesin Komolafe dhe portierin Bruno Puja. Paraqitje e dy lojtarëve ka lënë një shije të hidhur te shijakasit, të cilët kanë vendosur t’iu ndërpresin kontratën, pak javë pas firmës.



