
Atletico Madridi vijon ashpër luftën për perforcimet e merkatos . Tashmë me etiketën e kampionit presioni tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të jetë shumë i madh sepse do ti duhet të mbajnë ritmin në Spanjë dhe pse jo arritjes sa më larg në Uefa Champions League . Falë përkushtimit total të Diego Simeones dhe kuptimit në perfeksion të taktikave të ndërtuara nga lojtarët e tij , ‘’ Los Rojiblancos ‘’ me në fund arritën ta thyejnë dominimin e Barcelonës dhe Real Madridit. Lufta sapo ka filluar për argjentinasin sepse kjo arritje ka nevojë të furnizohet me një investim të fuqishëm në aspektin e merkatos .
Për këtë arsye 51 vjeçari i ka hedhur sytë tek Aymeric Laporte , lojtar që nuk bën më pjesë në planet e Pep Guardiolas për të ardhmen . 27 vjeçari i lindur në Francë do të jetë pjesëmarrës në Europianin e kësaj vere sepse është nacionalizuar si spanjoll dhe konsiderohet një alternativë e vlefshme nga Luis Enrique . Aymeric Laporte nuk ka patur fatin të aktivizohet mjaftueshëm tek ‘’ The Citiziens ‘’ dhe të gjitha parashikimet flasin për një largim nga ‘’ Etihad Stadium ‘’.
Me interesin e Atletico Madridit e ardhmja e mbrojtësit të lindur në Agen pa dyshim ka marrë një tjetër ngjyrë sepse flitet për një risi të Primera Division që ka mposhtur rivalitetin e dy prej klubeve më të famshëm si Real Madridit dhe Barcelonës . Por kjo histori e ka një shpjegim nga pas sepse mbërritja e Aymeric Laportes në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të varej automatikisht nga largimi ose jo i Jose Maria Gimenez i cili prej kohësh është objektiv i Chelseat dhe Real Madridit .
Drejtuesit kryeqytetas janë treguar shumë inteligjentë në këtë histori sepse janë koshientë se çdo të thotë interesi i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ dhe ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe ky lojtar mund të bindet nga oferta e tyre . Nëse ky operacion do të marrë ‘’ Ok ‘’ uruguajani , për Aymeric Laporten do të ishte një mundësi interesante pikërisht aty ku filloi të njihej si profesionist por në rradhët e modestëve të Basconias .
Duke njohur mentalitetin e Cholo Simones përforcimet e ‘’ Trikolorëve ‘’ do të kenë nga pas këmbnbuljen e pashtershme të argjentinasit sepse sakrificat e bëra gjatë sezonit të lënë pas i cili e kurorëzoi si kampion i La Ligas duhen me patjetër të justifikohen në mënyrë të padiskutueshme nga krerët e presidencës me në krye Enrique Cerezon .



