Oferta e Parisit për Sergio Ramos

Oferta e Parisit për Sergio Ramos

  Vendimi për tu larguar nga Real Madridi ka shënuar fundin e një eksperience brilante për Sergio Ramos .  Spanjolli në 16 vite tek kryeqytetasit arriti të shëndërrohej në një emblemë por mungesa e akordit me drejtuesit e madrilenëve i hapi rrugën për të marrë një tjetër drejtim në karrierë . Duke qenë se është një mbrojtës me një eksperiencë të madhe mbi supe natyrisht që skuadrat me emër do të shprehnin interes për shërbimet e tij .  Ditët e fundit në valle është futur Paris St Germain që vijon të besojë se mund ta transferojë në ‘’ Parque De Prince ‘’.

Sheikët arabë me në krye Nasser Al Khelaifin vijojnë të paluhatur rrugën drejt realizimit të projektit ambicioz kryefjala e të cilit është fitimi i Uefa Champions Leagues , kompeticion që në vitet e fundit i ka shpëtuar nga duart ‘’ Les Pariziens ‘’.  Sipas    ‘ L’Equipe ‘  ish kampionët e Ligue 1 i kanë ofruar një kontratë një vjeçare me një përfitim prej 13 milionë eurosh në sezon në përmbajtjen e të cilës ekziston një variant për rinovimin edhe për një vit tjetër në funksion të rendimentit që do të ketë ish-i i Sevillas . 

Kjo ofertë është dukshëm superiore sepse   ‘’ Los Blancos ‘’ nuk mundën ti ofrojnë më tepër se 9 milionë euro kundrejt një rinovimi 2 vjeçar .

Fakti i të qënit jashtë fushave për arsye dëmtimi besohet se i ka shërbyer andaluzit për të reflektuar mbi të ardhmen dhe drejtuesit e Paris St Germain do të jenë në pritje për vendimin e 37 vjeçarit mbi  ofertën e bërë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy