
Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për situatën në të cilën ndodhet Barcelona. Në fjalët e tij, tekniku italian tha se ndonëse është tifozët i Real Madrid, nuk është i lumtur me gjendjen e katalanasve.
“Unë jam madrilen dhe e di që madrilenët do të jenë të lumtur, por unë nuk jam i tillë. Më pëlqen të shikoj futboll kur luhet mirë. Barça gjithmonë bënte shfaqje dhe më pëlqen ta shikoj. Koeman? Momente të këqija vijnë për të gjithë. Llogaritë bëhen në mars ose prill. Koeman po punon me shumë vështirësi sepse Messi u largua dhe pa atë në dhomën e zhveshjes është situatë tjetër. Largimi i Messit nuk është pozitiv.”, u shpreh Panucci.



