Chelsea ia beson stolin Sarrit, Napolit i merr dhe Jorginho, gati transferimi i Higuain

Chelsea ia beson stolin Sarrit, Napolit i merr dhe Jorginho, gati transferimi i Higuain

Kalimi i Maurizo Sarrit te Chelsea është mbyllur përfundimisht paraditen e sotme.

Ish-tekniku i Napolit ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me blutë e Londrës, duke pozuar edhe me bluzën e skuadrës së re që do të drejtojë.

Jam vërtetë i lumtur për këtë aventurë të re. Të hënën do të nisim nga puna, pasi dua të njoh skuadrën para se të ikim në Australi. Dëshiroj të aplikojmë një futboll të bukur dhe argëtues për tifozët tanë, por njëkohësisht do të synojmë triumfin në Premier League”, deklaroi Sarri.

Por Sarri nuk ka udhëtuar i vetëm drejtë Londrës, pasi drejtë "Stanford Bridge" ka mbëritur edhe një tjetër lojtar po nga skuadra e Napolit.

Jorginho është larguar nga napoletanët dhe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me londinezët që do të mbajë fanellën me numrin 5.

Kjo lëvizje e bluve ka nervozuar Manchester Cityn duke thënë se ata e detyruan Jorginhon që ta pranojë ofertën e Chelsea.

City dhe Napoli kishin arritur marrëveshje, mirëpo klubi italian tentoi të marrë më shumë para nga Chelsea, të cilët e emëruan edhe Sarrin si trajner të tyre nga Napoli. 

Ndërkohë për transferin e radhës, Chelsea ka biseduar me Sarrin për ta transferuar Gonzalo Higuainin nga Juventusi, i cili në verën e kaluar ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje me bardhezinjtë.

Me transferimin e Ronaldos, që iu kushtoi 112 milionë euro, Juventusi po mendon që ta shesë Higuanin, dhe çmimi i argjentinasit është 60 milionë euro.



 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy