Zyrtari i UEFA-s: Po vlerësojmë raste të mundshme të ndikimit nga palë të treta në zgjedhjet e FSHF

Zyrtari i UEFA-s: Po vlerësojmë raste të mundshme të ndikimit nga palë të treta në zgjedhjet e FSHF

Zyrtari i UEFA-s, Luca Nicola ka zbuluar misionin e institucionit më të lartë të futbollit në Europë. Duke folur për FSHF, ai u shpreh se po vlerësojnë seriozisht rastet e ndikimeve të papërshtatshme të palëve të treta në procesin zgjedhor të FSHF-së.

Gjithashtu, zyrtari i lartë i UEFA-s thekson se pasi të njihen me të gjitha problematikat dhe dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni i UEFA -s do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin.

“Së pari, për të shpjeguar kontekstin e misionit tonë, ne kemi ardhur në vijim të vizitës së fundit të Presidentit të UEFA-s në Shqipëri, ku ai u takua me Kryeministrin e Shqipërisë si dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne mbërritëm të hënën dhe objektivi i misionit tonë është të vlerësojë procesin zgjedhor të FSHF-së si edhe Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të planifikuar për t’u zhvilluar më 2 mars 2022. Gjithashtu, ky mision përfshin edhe vlerësimin e rasteve të mundshme të ndikimit të papërshtatshëm nga palët e treta në procesin zgjedhor. Sapo misioni ynë të përmbyllë vizitën, do të përgatisim një raport për drejtuesit e UEFA-s dhe bazuar në këto gjetje ne do t’i komunikojmë FSHF-së qëndrimin e UEFA-s.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy