Laçi e ka mbyllur në barazim pa gola pjesën e parë ndaj malazezëve të Podgorica, në ndeshjen e vlefshme për turin e parë në Conference League.
Kurbinasit iu afruan në disa raste golit, por ishte e pamundur të kalohej portieri i Podgoricës, Nikola Ivezic. Ky i fundit deri tani ka qenë i pakalueshëm, teksa me pritjet e tij të shkëlqyera, i ka mohuar Laçit golin në 6 raste.
Bardhezinjtë nga minuta e parë janë shfaqur shumë kërkues për të gjetur golin, por e kanë pasur të pamundur, ndonëse kanë prodhuar lojë dhe raste pafund. Vlen të theksohet se ndeshja e parë në Malin e Zi, u mbyll me fitoren minimale të Podgoricës.



