Kandidon për president të FSHF, Starova: Duka është i avantazhuar, e duan në futboll

Kandidon për president të FSHF, Starova: Duka është i avantazhuar, e duan në futboll

Sulejman Starova, edhe zyrtarisht është kandidat për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova falënderoi klubet dhe Shoqatat që e propozuan atë si kandidat.

Megjithatë Starova e pranoi se presidenti aktual, Armand Duka është favorit, pasi sipas tij e duan në futboll.

“E kam thënë që kam një jetë që merrem me futboll dhe do e bëj sa të kem frymën. Është koha për të paraqitur programe si do e dërgojmë futbollin përpara. Duka është i avantazhuar, pasi duket se familja e futbollit është e kënaqur nga puna e tij. Arritje është edhe qenia si anëtar i KE në UEFA. E rëndësishme është që të paraqesim një program që futbolli të ecë përpara.

Përfitoj nga rasti klubet që Shoqatat që bënë të mundur kandidimin tim. E rëndësishme është që programi, me ose pa mua, të realizohet me ato që unë pretendoj. Anëtarët janë në dijeni të programit që kam unë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy