Edhe pse vetëm me Karim Benzeman në majën e sulmit, ekipi i Real Madridit vijon të tregojë dominimin total në Champions League gjatë këtij sezoni.
Fokusi kryesor i djemve të Carlo Ancelottit është natyrisht në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube pasi në Primera Division nuk kanë asnjë shans për arsye të protagonizmit të Barcelonës.
Në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ kanë filluar të qarkullojnë zërat për dy sulmues shumë cilësorë në kampionatet respektive por edhe më gjerë si Dusan Vlahovic dhe Harry Kane.
Sipas ‘ As ‘ serbi dhe anglezi janë favoritë për tu transferuar tek ‘’ Galaktikët ‘’ gjatë verës dhe një motiv më shumë do të ishte nëse Juventusi dhe Tottenham Hotspuri nuk sigurojnë një biletë për në Champions League në sezonin e ardhshëm.
Gjithçka do të varet nga pretendimi i ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ dhe ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, gjithmonë nëse nuk do ta arrijnë objektivin.
Prej shumë vitesh ‘’ Uragani ‘’ e ka deklaruar se synon domosdoshmërisht pjesmarrjen në këtë kompeticion dhe gjithashtu Dusan Vlahovic pavarësisht se bën pjesë tek një ekip totalisht i suksesshëm , siç dihet për çdo lojtar pjesëmarrja në Champions League është një ndër objektivat e çdo sezoni.
Asi nën mëngë i ‘’ Los Merengues ‘’ gjithmonë ka rezultuar Florentino Perez , i cili vijon të japë maksimumin për skuadrën e zemrës prej vitesh dhe nuk është kursyer në asnjë merkato .
Pavarësisht se braziliani Endrick do të transferohet tek Real Madridi në 2024-tën, Carlo Ancelotti beson se skuadrës së tij i duhet të përforcohet ende gjatë verës dhe me manjatin spanjoll në krye , koha e ka treguar se çdo objektiv mund të realizohet .



