Duel anglez për Takefusa Kubon

Duel anglez për Takefusa Kubon

Interesi masiv për Takefusa Kubon ka filluar ti parapërgatisë drejtuesit e Real Sociedadit për largimin e mundshëm të tij në fundin e sezonit.

Në fillim Real Madridi dhe tanimë Newcastle dhe Arsenali kanë ndezur motorrët për japonezin.

‘’ Los Txiuriurdines ‘’ pretendojnë 60 milionë euro për largimin e mesfushorit nga ‘’ Reale Arena ‘’ dhe si ‘’ Topchinjtë ‘’ ashtu edhe bardhezinjtë janë të gatshëm t’ia plotësojnë kërkesën ekipit nga San Sebastian.

Niveli i treguar nga 22 vjeçari pa dyshim e rrit insitimin nga skuadrat e lartpëmendura, edhe pse Real Sociedadi mbetet një kockë e fortë, në Spanjë dhe jo vetëm.

Në fundin e sezonit karriera e ishi-t të Villarealit mund të ndryshojë, e cila parashikohet se do të shoqërohet me një avantazh në aspektin ekonomik.

Takefusa Kubo është një lojtar tejet i rrezikshëm në metrat të fundit, tek i cili spikat teknika dhe shpejtësia, komponentë që e avantazhojnë, sidomos në duelet një kundra një.

7 gola dhe 3 asiste në 30 sfida, pa anashkaluar faktorët e sipërpërmendur tregojnë se kemi të bëjmë me një lojtar, prezenca e të cilit mund ti japë një tjetër impakt ofensivës së çdo ekipi.

 

       

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy