Behari: Renditja e drejtë për të gjitha skuadrat, Vllaznia meritonte fitoren ndaj Tiranës

Behari: Renditja e drejtë për të gjitha skuadrat, Vllaznia meritonte fitoren ndaj Tiranës

Ish-lojtari i Kombëtares, Ardi Behari, duke komentuar kampionatin shqiptar, u shpreh në emisionin “Skaner” në MCN TV, se renditja është e drejtë për atë që skuadrat kanë treguar në fushë.

Në lidhje me ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, Behari tha se shkodranët dominuan dhe kishin raste flagrante.

“Deri tani me atë që kanë dhënë skuadrat në fushë, renditja është e drejtë. Tirana ka pasur një kampionat të mirë. Të gjitha skuadrat janë aty ku e meritojnë.

Problemi me Da Silva nuk është problem i presidentit, por stafit.

Vllaznia dominoi ndaj Tiranës dhe meritoi plotësisht fitoren. Unë e prisja një fillim jo të mirë për të gjitha skuadrat. Ekipet ende nuk janë në ritmin e duhur. Vllaznia dominoi në mënyrë flagrante ndaj Tiranës. Kanë humbur raste që nuk humbeshin.”, u shpreh Behari.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy