Interi vëzhgon Correa-n

Interi vëzhgon Correa-n

Llogaritë e Interit për sezonin e ardhshëm kanë nisur. Drejtuesit zikaltër me në krye Antonio Conten besojnë se 18 herë kampionët e Serisë A kanë nevojë për përforcime me synimin e qartë të vazhdimit me performancat pozitive. Pozicioni me të cilin traineri i mirënjohur nuk ka ngelur shumë i kënaqur deri tani është ai i avancuar dhe konsideron se nxënësit e tij duhet të jenë më të qartë përpara portës.

Kjo arsye e ka detyruar 51-vjeçarin t’i hedhë sytë tek një sulmues shumë efikas dhe i rëndësishëm i Lazios. Bëhet fjalë për Joaquin Correan, lojtar që prej disa sezonesh radhazi vijon të mbetet një pikë kyçe në skemat e ndërtuara nga Simone Inzaghi. Sipas ‘’Corriere Della Sera‘’, kjo është hera e dytë që nerazurrët interesohen për ishi-n e Estudiantes de la Plata sepse në të kaluarën, pikërisht në vitin 2012 kanë tentuar ta transferojnë në të famshmin “Giuseppe Meazza”.  Interesin për golashënuesin e mirënjohur Antonio Conte e mbështet tek polivalenca nga e cila karakterizohet si dhe mprehtësia përpara porte,   virtyte këto që ia zgjerojnë mundësitë për një të ardhme të ndritur si në Itali ashtu edhe në Europë. 

Duhet theksuar se një pjesë e sukseseve të Lazios i dedikohet pikërisht këmbëve të Joaquin Correas, i cili është mbështetur në perfeksion nga sulmuesit me emër si Felipe Caicedo, Vedat Muriqi dhe Ciro Immobile, që i kanë dhënë një marsh më tepër skuadrës kryeqytetase. Puna e palodhur si dhe rendimenti konstant në fushën e blertë e kanë shndërruar sulmuesin e lindur në Tucuman në të pazëvendësueshëm për skemat e Simone Inzaghit.  Në rast se kthehemi mbrapa në kohë, ia vlen të përmendet se në gushtin e 2018-tës, direktiva laciale derdhi një shifër të konsiderueshme prej 15 milionë eurosh në arkat e Sevillas për transferimin e golashënuesit, hap me të cilin koha e ka treguar se kanë goditur në shenjë.

Falë rritjes së rendimentit në fushën e lojës Joaquin Correa e ka dyfishuar vlerën e kartonit duke e çuar në 30 milionë euro, shifër e publikuar nga e përditshmja Transfermarkt. Një tjetër detaj që s’duhet anashkaluar është se sezoni aktual për Joaquin Correan vazhdon të rezultojë produktiv pasi numëron plot 16 ndeshje, ndër të cilat ka gjetur 3  herë rrugën e rrjetës dhe ka shërbyer me 3 asiste për shokët e skuadrës, duke treguar ndeshje pas ndeshje se influenca e tij në fushën e blertë mbetet  gjithmonë prezente.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy