Bayern i shkel syrin Kehrerit

Bayern i shkel syrin Kehrerit

Bayerni është drejt një revolucioni të rëndësishëm që do të vijohet gjatë merkatos së verës duke qenë se Julian Nagelsmann kërkon të perfeksionojë organikën e cila deri më tani ia ka shërblyer sakrificat .

 Largimi i Niklas Sule që mund të ketë si pasues Dayot Upamencanon dhe Lucas Hernandez do ti varfërojë bavarezët në prapavijë dhe gjermani e ka marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar këtë situatë duke urdhëruar drejtuesit për nisjen e negociatave me Thilo Kehrer që mbron ngjyrat e Paris St Germain.

Nevoja për ndryshim është shumë e madhe sepse të afron me sukseset , sidomos në Champions League, kompeticion në të cilin Bayern Munchen është një kockë e fortë dhe vijon i qartë rrugën në çerekfinaleve ku do të përballet me Villarealin .  

Stili i lojës së 25 vjeçarit përputhet me kërkesat e ishi-t të Leipzigut i cili kërkon të përfitojë nga  gjendja e mrekullueshme e të besuarve të tij për ti shtuar forcat në repartet ku është e nevojshme ndërhyrja për të qartësuar panoramën e të ardhmes.

 Faktikisht Thilo Kehrer asnjëherë nuk e ka shijuar eksperiencën në ‘’ Parque de Prince ‘’ sepse është konsideruar si alternativa b nga Mauricio Pochettino që ka patur një detyrë të vështirë tek ‘’ Les Pariziens ‘’ të mbushur me yje të cilët edhe këtë sezon u larguan me kokën ulur nga Champions League.

Katër sezonet në kryeqytetin francez i kanë siguruar një lloj eksperience të cilën mund ta vijojë në Bavari , me më tepër minuta në këmbët e tij dhe të avancojë siç duhet . 

Bayern Munchen do të jetë i kërcënuar nga Interi dhe Juventusi për ishi-n e Schalke 04 dhe duhet të bëjë kujdes nëse do ti vërë pikën kësaj historie sepse italianët shquhen si ekipe befasues.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy