
Kukësi i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale në kampionat Tiranës. Verilindorët kanë triumfuar me shifrat 2-1 në “Lor Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Abissnet Superiore.
Pas pjesës së parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, e dyta ishte me të vërtetë spektakolare. Filimisht ishte Milunovic që kaloi Kukësin në avantazh në minutën e 51, ndërsa Tirana barazoi me Seferin i cili shënoi nga penalltia në minutën e 83.
Në minutën e 89, edhe Edi Basa, i cili me një gjuajtjte shumë të bukur, e ndal topin në rrjetë, duke shënuar golin e fitores për Kukësin.
Me këtë triumf verilindorët shkojnë në kuotën e 17 pikëve, e pikë më pak se Tirana kryesuese.



