Tottenham insiston për Traoren

Tottenham insiston për Traoren

Rikthimi i Antonio Contes në Londër menjëherë i dha rezultatet .

Tottenham Hotspuri arriti të  presë biletën për në Champions League , objektiv shumë i rëndësishëm për të ardhmen e anglezëve .

Traineri nga Lecce konsiderohet një ndër më të suksesshmit në këtë profesion dhe po insiston për transferimin e Adama Traores në ‘’ White Hart Lane ‘’.

Spanjolli la shenjë në të kaluarën tek Watfordi dhe më pas u huazua tek Barcelona , ekip ku luajti gjysmën e dytë të sezonit.

Ndërsa italiani impresionoi  në të kaluarën në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ duke i siguruar Interit trofeun e 19-të të Scudettos dhe do të mbahet mend gjatë sepse ishte i vetmi që uli nga froni Juventusin pas 9 sezoneve suksesi në Serinë A .

Sulmuesi potent është përballë një mundësie ideale sepse siç dihet Tottenham Hotspuri po pëson ndryshime në lidhje me kualitetin dhe drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londres ‘’ duan ti arrijnë me çdo kusht objektivat.

Ishi i Chelseat mbetet një kërcënim për çdo rival si në Premier League ashtu edhe në Champions League dhe afrimi i lojtarëve cilësorë në kryeqytetin anglez është një detyrim për Tottenham Hotspurin.

Adama Traore konsiderohet një lojtar tipik për futbollin anglez për arsye se karakterizohet nga shpejtësia dhe forca fizike e cila e ka favorizuar shpeshherë në dyluftime dhe duhet theksuar se javët vijuese konsiderohen determinante për mbarëvajtjen e të ashtuquajturit ‘’ Shigjeta ‘’ .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy