Juventusi, i fiksuar për Donnarumman

Juventusi, i fiksuar për Donnarumman

Pavarësisht se është titullar tek Paris St Germain, nuk përjashtohet mundësia që Gianluigi Donnarumma të largohet në merkaton e verës nga ‘’ Parque de Prince ‘’.

Drejtuesit e Juventusit vijojnë të shpresojnë se një ditë do ta rikthejnë në Itali, portier i cili ka patur vështirësi në kohët e fundit, nën drejtimin e Luis Enriques.

‘’ Zonja e Vjetër ‘’ kërkon një zëvëndësues ideal për Wojcech Szczesny dhe në rastin konkret, 24 vjeçari gjithmonë është preferuar nga ish rekordmenët e Scudettos.

Traineri Massimilliano Allegri e konsideron pasardhësin e legjendes Gianluigi Buffon, i cili zhvilloi 19 sezone me bardhezinjtë, një ndër portierët më të spikatur edhe tek kombëtarja ‘’ Azurre ‘’.

Pas tre sezoneve në kryeqytetin francez, ndoshta merkatoja e verës do të shënojë nisjen e një tjetër eksperience për Gianluigi Donnarumman, tek një ekip i cili bëri ligjin në Itali në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy