
Skënderbeu ka nisur me afrimet në këtë merkato vere.
Korçarët, kanë prezantuar dy lojtarët e parë. Bëhet fjalë për Lucho Vasquez dhe Bismark Charles.
Vasquez është mbrojtës 21-vjeçar nga Kolumbia, ndërsa vjen nga kampionati austriak, aty ku ka qenë pjesë e skuadrës së Salzburg.

Sa i përket Charles, ai është 23 vjeç dhe vjen nga kampionati bullgar. Sulmuesi ishte pjesë e CSKA Sofia në sezonin e fundit.
Të dy lojtarët kanë firmosur kontrata 3 vjeçare me klubin juglindor.



