Chelsea dhe Barcelona , duel për Moscardon

Chelsea dhe Barcelona , duel për Moscardon

Si në çdo merkato , skuadrat e elitës europiane vijojnë të preferojnë talentët përtej kontinentit të vjetër, kryesisht në Brazil dhe Argjentinë. Këtë herë Chelsea dhe Barcelona do të masin forcat për Gabriel Moscardon, i cili aktivizohet me Corinthians. Duhet theksuar se ‘’ Los Cules ‘’ ende janë në një situatë të sikletshme në aspektin ekonomik dhe ky fakt mund të konsiderohet një avantazh i lehtë për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ . Jo vetëm anglezët dhe spanjollët por edhe të tjerë kandidatë janë interesuar për mesfushorin por sipas rrjedhës së ngjarjeve kryeqytetasit kanë avancuar gjatë negociatave dhe flitet se kjo marrëveshje mund të finalizohet për 30 milionë euro. Nga krahu tjetër , ‘’ Blaugranët ‘’ duhet domosdoshmërisht ta rrisin ofertën për Gabriel Moscardon, për të cilin nëse e humbin garën , duhet ta përqëndrojnë vëmëndjen tek të tjera alternativa gjatë verës. Deri më tani nxënësi i Mano Menezes është aktivizuar në 14 sfida me brazilianët dhe ka ditur të spikasë në një kampionat shumë kompetitiv siç është Brasileirao.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy