
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh se nuk ka logjikë që kryeminsitri Rama të mos reagojë për buxhetin e sportit, është është ulur me 1 milion euro.
Ylli teksa kërkoi hapjen e basteve sportive, si zgjidhje për sportin, u shpreh se ato ekzistonin edhe në kohën e Enver Hoxhës, duke shtuar se nuk mund të privohen personat që duan të luajnë.
Bastet lulëzojnë, janë para të zeza dhe të krimit, shteti nuk merr asgjë. Si të mos flas unë?! Nuk ka logjikë që të mos reagojë kryeministri. Unë për vete nuk luaj bixhoz, por nuk mund të të privoj ty që do të luash. Bastet ishin edhe në kohën e Enverit. T’i kontrollojë shteti online, siç e bën Greqia. Kam harxhuar energji që të rritet buxheti. Ne mund të pranojmë që është vit i vështirë. Mund të pranojmë që të mos e rrisin buxhetin, por nuk mund të pranojmë uljen me 1 milion euro.
Me sport do bëhet një rini më e shëndetshme, sepse jemi bërë obezë. Jemi nga vendet e fundit, për numër personash që merrem me aktivitete sportive. Projekti 5 milionë dollarë, do rrezikohet. Nuk ka logjikë të vazhdohet. Projektin nuk e bëjmë dot pa dy federatat, volejbollin dhe basketbollin. Mirë që ma dha projektin, por të rrisë buxhetin për federatat.
Ylli zbuloi se peshëngritësi Briken Calja nuk ka marrë ende paratë e medaljes, për shkak se nuk ka buxhet.
Në muajin maj nuk ka më sport në Shqipëri sepse nuk ka më para. Mendoj që zëvendësministri që ka ardhur tani, ka bërë aktivitete të shumta me buxhete shumë të vogla. Është një kandidaturë që na volitet. Mendoj që prania e tij do e lehtësojë ministren, për t’u marrë me arsimin. Ministria dhe qeveria na duhen, prandaj nuk bëjmë bojkot. Briken Calja nuk ka marrë akoma paratë për medaljen, sepse nuk ka buxhet.
Akt normativ për të çuar buxhetin e sportit aty ku ishte? Do të bëhet një VKM dhe kalon në parlament. Është një akt normativ.



