
Fuqizimi i prapavijës do të jetë një prioritet absolut për trainerin Erik Ten Hag gjatë merkatos së verës.
Hollandezi vijon i pakënaqur me performancën e Manchester United në këtë aspekt, i cili po analizon me shumë përkushtim elementët që mund ti vijnë në ndihmë në të ardhmen.
Ishi i Ajax Amsterdamit këtë herë është ndalur në Bundesligë, kampionat në të cilin po impresionon Edmond Tapsoba.
25 vjeçari po lë shenjë tek Bayer Leverkuseni, një skuadër që mund ta ndryshojë historinë e kampionatit gjerman në fundin e sezonit.
Qendërmbrojtësi nga Burkina Faso konsiderohet një ndër më deçizivët në 11-shen e Xabi Alonsos dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të insistojnë për ta transferuar gjatë merkatos së verës në ‘’ Old Trafford ‘’.
Ecuria e ‘’ Aspirinave ‘’ natyrisht mund të konsiderohet një lloj barriere në të ardhmen për largimin e lojtarëve më të rëndësishëm nga ‘’ BayArena ‘’ për arsye se mund ta prishin atmosferën e krijuar deri më tani.
Gjithsesi, 20 herë kampionët e Premier Leagues mbeten një destinacion i preferuar nga shumë lojtarë, sidomos nëse i referohemi aspektit ekonomik dhe humbja e terrenit në lidhje me titujt vijon ti shtojë përpjekjet e drejtuesve për t’ia vënë pikën sa më shpejt kësaj historie dëshpëruese.
Të qënit larg Europës pas 24 sfidave tregon se Manchester United nuk ka asgjë të sigurtë edhe pse diferenca është vetëm pesë pikë momentalisht.
Ishi i Vitoria Guimaraes spikat si një lojtar shumë i fortë fizikisht, tejet efektiv në luftën në ajër dhe një siguri për Bayer Leverkusenin në prapavijë, i cili në sezonin aktual numëron 3 gola dhe 1 asist në 25 sfida.



