Tammy Abraham, afër Milanit

Tammy Abraham, afër Milanit

Ecuria në rradhët e Romës po i siguron pretendentë me kalimin e kohës Tammy Abrahamit.

Thuhet se sulmuesi do të largohet së shpejti nga ‘’ Olimpico ‘’, i cili është përfshirë në listën e Milanit.

Pas investimit prej 41 milionë eurosh në të kaluarën, drejtuesit e ‘’ Verdhekuqve ‘’ kanë mbetur të pakënaqur me rendimentin e anglezit, i cili pretendohet edhe nga West Ham. 

Momentalisht ‘’ Djalli ‘’ është disi më i avantazhuar për shtatlartin, i cili gjatë eksperiencës me kryeqytetasit ka kontribuar me 37 gola në 120 sfida, statistikë e vakët nëse i referohemi cilësive të tij.

Mirëpo traineri i ish fituesve të Champions Leagues Paulo Fonseca mendon ndryshe dhe e shikon idealin për metrat e fundit, lojtar i kritikuar nga tifozeria e zjarrtë e Romës.

Do të jetë një sfidë e ashpër midis londinezëve dhe italianëve, skuadra që i kanë ofruar një të ardhme ndryshe Tammy Abrahamit, në një ndër pesë ligat më kompetitive të Europës.

Si gjithmonë Milani është konsideruar një pretendent serioz për të fituar tituj sidomos në Itali dhe nëse i referohemi West Hamit duhet theksuar se është një ekip cilësor, i cili në të kaluarën e tregoi veten edhe në kontinentin e vjetër duke e fituar Conference Leaguen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy