Kategoria Superiore U-17, përcaktohet finalja e sezonit

Kategoria Superiore U-17, përcaktohet finalja e sezonit

Çifti finalist për këtë sezon në Kategorinë Superiore U-17, do të jetë Vllaznia-Shënkolli. Dy skuadrat do të përballen mes tyre, për t’u zgjedhur më pas edhe kampioni për këtë grupmoshë.

Të dyja këto ekipe erdhën në finale pas një kampionati të gjatë të zhvilluar në grupet A dhe B dhe pas kampionatit u luajtën edhe ndeshjet e fazës play-off, duke kulmuar me këtë finale.

Vllaznia siguroi biletën për në finale pasi mundi Internacionalin, në një sfidë jo shumë të lehtë për shkodranët, që triumfuan 1-3.

Krejt ndryshe paraqitet situata në gjysmëfinalen tjetër, SHF Pepa-Shënkolli, me dy skuadrat që prodhojnë lojë të bukur, por mjaft të vakët në gola, duke e mbyllur lojën me rrjeta të paprekura. Në goditjen e penalltive, lezhjanët u treguan më të saktë, duke i buzëqeshur kështu biletës së finales.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy