
Luis Enrique është i papunë pas largimit nga drejtimi i Spanjës dhe po shikon për një aventurë të re.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Enrique deklaroi se dëshiron të punojë me një skuadër në Premier League.
52-vjeçari zbuloi se ka marrë një ofertë nga një kombëtare, ndërsa në lidhje me zërat që e lidhin me Brazilin, u shpreh se nuk është i duhuri për “seleçaos”.
Do të doja të stërvitja një skuadër në Angli, në Premier League. Tashmë shoh më shumë ligën angleze sesa atë spanjolle, por nuk dua të kem ndonjë iluzion. Megjithatë nuk e shoh veten në Premier League në qershor. Do të doja vetëm të drejtoja një ekip të aftë për të luftuar për qëllime të caktuara.
Oferta? Kam marrë një ofertë nga një kombëtare, por jo nga ekipet e klubeve. Brazili? Ka disa ekipe kombëtare që kërkojnë trajner. Nuk mendoj se jam profili i duhur për një kombëtare si ajo braziliane. Askush nga Brazili nuk më ka kontaktuar.



