De Biazi mund të drejtonte Palermon dhe Shqipërinë njëkohësisht…

De Biazi mund të drejtonte Palermon dhe Shqipërinë njëkohësisht…

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ditën e djeshme refuzoi përfundimisht ofertën e presidentit të Palermos, Maurizio Zamparini, për t’u vendosur në krye të klubit siçilian.

Sipas shtypit italian, mësohet se gjatë javës së fundit trajneri i kuqezinjve dhe numri 1 i Palermos janë takuar 2 herë për të diskutuar mundësinë e emërimit të italianit në krye të skuadrës që rrezikon seriozisht rënien në Serinë B. Për ta bindur që të pranonte ofertën, Zamparini i ofroi De Biazit që të mund të drejtonte Palermon pa hequr dorë nga Shqipëria, pra të ishte trajner i të dy ekipeve paralelisht.

Një ofertë e tillë e tundoi disi teknikun e kombëtares kuqezi, por në fund pasi analizoi mirë situatën, ai vendosi të refuzonte një propozim të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy