
Mesfushori Isco është larguar zyrtarisht nga Real Madrid. Lojtari mbylli kontratën me madrilenët dhe tashmë do të vazhdojë karrierën te Sevilla, me të cilët ka firmosur ditën e sotme.
Isco nuk kishte hapësira te skuadra e Ancelotti dhe për këtë arsye, vendosi të largohet. Te Sevilla, ishte vetë trajneri Lopetegui, i cili i kërkoi drejtuesve afrimin e 30-vjeçarit.
Me Sevilla, Isco ka firmosur për katër sezone dhe dëshiron të jetë protagonist që në fillim, për të shpresuar edhe në një ftesë të Spanjës për në Botëror.



