Andy Murray e ka mbyllur me tenisin. Ndeshja në çerekfinalen e Lojërave Olimpike, ishte e fundit në karrierë për britanikun.
Një karrierë e shkëlqyer dhe me suksese të shumta ajo e 37-vjeçarit, që nisi nga viti 2005. Murray arriti të ishte numri një në renditjen botërore në kohërat e arta të Federer, Nadal dhe Djokoviç. Ai fitoi dy herë Wimbledon (2013 dhe 2016), teksa më parë kishte bërë të vetin edhe US Open (2012).
Njoftimin për tërheqjen nga tenisti e dha vetë Murray, me një fjalim drejtuar tifozëve.
“Jam krenar për gjithë karrierën time, rezultatet e mia dhe atë që kam bërë në këtë sport. Natyrisht ishte emocionuese, sepse është hera e fundit që luaja në një ndeshje të madhe. Por tani jam vërtet i lumtur.
Jam i kënaqur me mënyrën sesi përfundoi, i lumtur që garova në Olimpiadë dhe që performova ashtu siç di unë. Në fund të fundit nuk më ka pëlqyer kurrë tenisi”, u shpreh Murray me humor.



