
Trainerit Ralf Rangnick i mbetet edhe pak kohë në krye të stolit të Manchester United dhe duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të ketë rolin e drejtorit sportiv tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ .
Për këtë arsye gjigandët e Premier Leagues kanë filluar të analizojnë alternativat që do ti liderojnë drejt sukseseve .
Portali ‘ The Athletic ‘ ka publikuar emrat e katër trainerëve që kanë mundesi reale për tu transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’ aty ku do ti presë një klub i etur për trofe .
Mauricio Pochettino është një ndër të preferuarit duke qenë se Paris St Germain e ka marrë shumë seriozisht transferimin e Zinedine Zidane në ‘’ Parque de Prince ‘’ .
Argjentinasi është një njohës shumë i mirë i Manchester United dhe në përgjithësi i Premier Leagues i cili në të kaluarën impresionoi me Tottenham Hotspurin. Pas tij është Julen Lopetegui .
Tekniku vask po zhvillon një sezon për tu mbajtur mend me Sevillan dhe prej disa kohësh është bërë pjesë e planeve të skuadrave të njohura .
55 vjeçari është një kandidat potent por duke ditur rëndësinë tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’, për Manchester United do të jetë shumë e vështirë që ta largojnë nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.
Listës nuk mund ti mungojë as Erik Ten Hag , trainer që e ka shëndërruar Ajaxin në një rival shumë të frikshëm. Hollandezi është një opsion që i shkakton entuziazëm çdo skuadre dhe për Manchester United mund të jetë një zgjedhje shumë e mirë sepse shquhet gjithashtu për përzgjedhjen e talentëve dhe shfrytëzimit të potencialit të tyre në funksion të sukseseve .
Lista merr fund me Luis Enriquen. Spanjolli vijon të vlerësohet për kontributin e dhënë tek Barcelona dhe tashmë tek ‘’ La Furia Roja ‘’.
Eksperienca tek Roma u pasua me atë tek ‘’ Los Cules ‘’ me të cilët ngriti trofe të rëndësishëm . I vetmi problem në këtë histori është Botërori i Katarit dhe kompromisi i 51 vjeçarit me Spanjën është absolut dhe i padiskutueshëm .
Megjithatë të qënit i pretenduar nga Manchester United për çdo trainer është një vlerësim më vete sepse shquhet ndër klubet më të suksesshëm pavarësisht se është se shumë larg arritjeve të së kaluarës .



