
Orët e fundit Manchester United është kthyer mbrapa në kohë duke u rivënë në ndjekje të Jadon Sanchos. Performanca e anglezit në rradhët e Borussia Dortmundit ka ardhur në ngritje dhe merkatoja e verës do t’ia shtrojë rrugën ‘’ The Red Devilsave ‘’ për të demostruar potencialin drejt konkludimit të këtij operacioni . Zërave të shumtë për kalimin e 21 vjeçarit në ‘’ Old Trafford ‘’ ose siç quhet ndryshe “ Pallati i Endërrave “ do ti jepet një përgjigje më konkrete në përfundimin e sezonit sepse sipas ‘’ Daily Mail ‘’ krerët e presidencës të 20 herë kampionëve të Premier Leagues janë duke analizuar ofertën e duhur për të bindur ato të ‘’ Verdhezinjve ‘’ që ti hapin dritën jeshile për largimin nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’.
Problematikat e theksuara ekonomike ndoshta do t’ia ndalin rezistencën gjermanëve për të lënë të lirë yllin e tyre i cili në rast se do të përshëndetej përfundimisht me Borussia Dortmundin do të përfshihej në organikën e një ndër skuadrave më të njohura të planetit . Aktualisht mesfushori i lindur në Camberwell mbetet një ndër lojtarët më të shquar në Bundesligë dhe vlera e kartonit të tij arrin 100 milionë eurot . Një element që në mënyrë të patjetërsueshme ia rrit vlerat Jadon Sanchos është se renditet në vendin e parë në lidhje me asistet e dhëna dhe deri më tani i ka kanalizuar në 16 të tillë në 31 takime dhe gjithashtu 12 gola të shënuar nga Dortmund në sezonin aktual mbajnë firmën e britanikut .
Duke ditur se Manchester United po bën hapa përpara drejt rikuperimit të figurës më të mirë në fushën e lojës dhe mundësitë për fitimin e titujve me peshë në të ardhmen ia shtojnë disi shpresat Jadon Sanchos për të arritur në kohën e duhur objektivat në karrierë .



