
Elton Çollaku, administrator i Union Financiar Tiranë, thotë në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Tirana këtë sezon ka krijuar një skuadër shumë të mirë. Duke folur për derbin, ai u shpreh se në ndeshje të tilla, edhe lojtarët e stolit bëjnë maksimumin.
“Tirana kryeson me meritë. Këtë vit kanë krijuar një ekip shumë të mirë. Nesër mund të ketë disa mungesa, por në këto ndeshje edhe rezervat bëjnë maksimumin. Në të tilla ndeshje, diferencat janë të vogla. Në përballje të tilla, detajet e bëjnë diferencën.
Me situatën që është, Partizani e ka detyrim fitoren. Nga krahu tjetër, Tirana nuk mund të bëjë gabime. Kampionati po ngjeshët dhe duhet të japë një mesazh, që kampionati fitohet me ndeshje të rëndësishme.”, u shpreh Çollaku.



