Tjetër pretendent për Carlo Ancelottin

Tjetër pretendent për Carlo Ancelottin

Pas Romës në orët e fundit një tjetër pretendent ka hyrë në garë për Carlo Ancelottin.

Flitet pikërisht për ish ekipin e tij Everton. Eksperienca e shkuar tek anglezët sigurisht rezultoi pozitive, sidomos në Premier League.

Sigurisht ajo përfundoi pas ofertës së presidentit Florentino Perez në 2021-shin e cila e riktheu në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Megjithatë, italiani ndihet komod momentalisht tek Real Madridi, pavarësisht ofertave në lidhje me të ardhmen, të cilat janë të paevitueshme.

Drupal Ad

Duhet ritheksuar se 65 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët në botë në profesionin e tij dhe në ‘’ Goodison Park ‘’ shpresojnë për rikthimin e tij, sidomos nëse i referohemi situatës momentale të Evertonit e cila lë për të dëshiruar pasi është afër zonës së ftohtë të renditjes.

Mbetet për tu parë vendimi që do të marrë Carlo Ancelotti, trainer të cilit asnjëherë nuk i kanë munguar pretendentët.

Natyrisht një figurë e këtij niveli të bën të shpresosh, i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy