Suarez në lot pasi fitoi kampionatin: Messi do jetë i lumtur për mua

Suarez në lot pasi fitoi kampionatin: Messi do jetë i lumtur për mua

Luis Suarez padiskutim është njeriu i sezonit te Atletico Madrid, që sot fitoi kampionatin në La Liga. Uruguaini ka kontribuar me gola gjatë gjithë vitit, por sot dopieta e tij ishte më e vlefshme se kurrë pasi i dha fitoren ekipit kundër Valladolid.

Pas ndeshjes, sulmuesi uruguaian e kishte të pamundur t’i mbante lotët, teksa u ul në fushë, dhe me telefonin në dorë, qante si një fëmijë. Moment emocionues ky, duke ditur edhe sesi lojtari mbërriti te Atletiko në fillim të sezonit. Te Barcelona e nënvlerësuan Suarezin dhe i kërkuan largimin, duke i thënë se nuk ishte në planet e klubit.

Për këtë  ka  folur edhe sulmuesi pas ndeshjes, ku është shprehur: “Ishte një sezon i vështirë, për mënyrën sesi nuk më vlerësuan te Barcelona dhe te Atletiko më hapën derën. Shumë njerëz vuajtën për mua. Më së shumti vuajtën gruaja dhe fëmijët e mi. Atletiko kishte një sezon shumë të vështirë. Mesi do jetë i lumtur për mua, sepse ne jemi miq.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy