
Duket se grinta dhe karakteri i tij i fortë si lojtarë nuk është i njëjtë me atë të trajnerit.
Aventura e Gennaro Gattuso tek Milani pritet të mbyllet e nde pa filluar mirë, pasi numri 1 i pankinës rossonero kërcënoi të japë dorëheqjen pas humbjes së Milanit kundër Veronës.
Nuk është thjeshtë një ide tifozash por gazeta italiane “Mediaset” i ka kushtuar një artikull situatës aktuale në shtëpinë kuqezi.
Humbja 3-0 kundër Veronës ka zemëruar trajnerin Gattuzo, i cili i është drejtuar drejtuesve të Milanit konkretisht drejtorit sportiv Marco Fassone për të dhënë dorëheqjen, vendim që nuk është aprovuar nga drejtuesit nga Milanelo.
Por, klubi i Milanit ka dalë në një reagim zyrtar, duke thënë se kjo është është absolutisht e pavërtetë. Përmes rrjeteve sociale, “djalli” ka bërë të ditur se Gatuzo ka qenë në “Casa Milan” për të bashkërenduar programin e ditëve festive tek Milani, bashkë edhe me shoqërinë kuqezi.
Një gjë është e sigurt se Gattuso do të vazhdoj të jetë në krye të pankinës së Milanit, por ish-mesfushori është një bombë me sahat dhe nuk i dihet sa do të vazhojë të rezistojë.



