
Mbetja në prapavijë tek Barcelona e ka vënë seriozisht në dyshim vijimësinë e Ter Stegen.
Gjermanit i mbaron kontrata në 2028-tën, e cila është e shoqëruar me një pagë të konsiderueshme.
Joan Laporta në bashkpunim me drejtuesit kanë nisur ta analizojnë këtë situate me objektivin e përmirësimit në aspektin ekonomik.
Për ishi-n e Borussia Monchengladbahut ka shfaqur interes së fundmi Ajaksi, i cili tashmë drejtohet nga Michel Sanchez, ish trainer i tij tek Girona.
Hollandezët i presin sfida jo të lehta të cilët duhet të zhvillojnë fazën kualifikuese për pjesëmarrjen në Conference League sezonin vijues dhe për arritjen e objektivave duhet të kenë një portier që jep garanci.
34 vjeçari vjen nga një eksperiencë e gjatë me ‘’ Los Cules ‘’ dhe në sezonin e kaluar përfaqësoi Gironan.
Për Ter Stegen është shumë i rëndësishëm transferimi tek një ekip që i garanton formacionin dhe tashmë për të dyert e ‘’ Johan Cruyff Arenas ‘’ janë hapur.
Mbetet për tu parë se si do të negociojnë palët e përfshira për arritjen e kësaj marrëveshjeje, deçizive për të ardhmen.



