Supergol nga goditja e dënimit, Ndoj vazhdon të shkëlqejë në Itali (VIDEO)

Supergol nga goditja e dënimit, Ndoj vazhdon të shkëlqejë në Itali (VIDEO)

Emanuele Ndoj vazhdon të shkëlqejë në Itali, aty ku aktivizohet me skuadrën e Brescia, e cila militon në Serie B.

Pas ndeshjes në Kupën e Italisë, ndaj Pisa, ku mesfushori shqiptar ishte protagonist në 3 gola, Ndoj ka treguar sërish një formë shumë të mirë.

25-vjeçari shënoi golin e parë të Brescia, në fitoren 2-0 ndaj Sudtirol në kampionat. Në minutën e 37-të, Ndoj ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Goli i dytë radhazi për futbollistin shqiptar, që konfirmon se është rikthyer në formën e dikurshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy