Ancelotti arrin marrëveshjen me Brazilin

Ancelotti arrin marrëveshjen me Brazilin

Më në fund Carlo Ancelotti ka vendosur për të ardhmen . Italiani do të drejtojë Brazilin duke nisur nga Kupa e Amerikës e 2024-tës , e cila do të zhvillohet ndërmjet qershorit dhe korrikut. Drejtuesit e Federatës kanë deklaruar se Fernando Diniz, ishi i Fluminenses do të vijojë në stolin e ‘’ Las Canarinhas ‘’ , për ti lënë vendin më pas një ndër trainerëve më të mirë të botës, kontrata e të cilit me Real Madridin skadon në qershorin e 2024-tës. Në fakt presidenti i Federatës Ednaldo Rodriguez gjithmonë e ka shprehur dëshirën që 64 vjeçari të drejtojë pesë herë kampionët e botës , i cili do të zëvëndësojë Titen , teknik që e përfundoi eksperiencën pas eleminimit të Brazilit nga Kroacia në Botërorin e Katarit. Një kuriozitet në lidhje me këtë histori është se Carlo Ancelotti do të jetë traineri i katërt i huaj që do të marrë drejtimin e kësaj kombëtarjeje, e cila konsiderohet një ndër pretendentet për Kupën e Amerikës dhe gjithashtu Botërorin e 2026-tës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy